Sekretari i ardhshëm i Shtetit në SHBA, Marco Rubio, ka ngritur shqetësimin se administrata e Joe Biden po i përdor sanksionet dhe shpalljet non-grata për të goditur të djathtët në botë.

Shefi i Organizimit të PD-ës, Klevis Balliu, u shpreh se në një letër e publikuar në shkurt të këtij viti, senatori Rubio me një numër senatorësh të tjerë, akuzonin Biden se po shpall non-grata partnerët e SHBA, letër të cilin ai e quan si prova e kristaltë, që çmontoi dhe demaskoi skemën NonGrata të SOROS!

“Sekretari i shtetit Marco Rubio është iniciatori dhe luftetari më i madh kundër skemës Sorosiste të dezignimit dhe perdorimit NonGrata.
Në kërkesën e tij per llogarridhënie, ai shpreh dhe fakton se politika e NonGratës po përdorej për të goditur armiqtë e të majtës, përdorej për të goditur mbrojtesit e familjes, mbrojtesit e vlerave Amerikane në mënyre që të mbroheshin dhe shërbenin interesa të Ëoke movement.
Marco Rubio senatori,sot sekretar shteti, iniciuesi kryesor qe ka shprehur shqetësimin dhe ngritur alarmin për përdorimin politik që po i bëhej procesit të sanksioneve.
Për të gjithë ata që dyshonin se Sali Berisha ishte shpallur NonGrata nga Amerika, sot ka një pergjigje perfundimtare, nje pergjigje definitive.
Sekretari shtetit Marco Rubio verteton se ajo skemë ishte një skemë lobimi Sorosist qe nuk kishte në qënder goditjen e një individi por kishte në qëndër të vëmëndjes goditjen e të djathtës nga Amerika Latine deri në Ballkan.
Sot të gjithë ata që klithnin nëpër studio i detyrohen një ndjesë Sali Berishës”, shkruan Balliu.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb