Atalanta ka kryer një “vetëvrasje” të vërtetë futbollistike dhe ka humbur mundësinë për të barazuar përkohësisht Juventusin në krye të tabelës. Skuadra e Gasperinit bën një pjesë të parë prej manuali dhe shkon në pushim me epërsinë e tre golave. Atalanta është një makinë perfekte goli dhe shënon dy herë me Muriel dhe Gomez, me Strakoshën të pafaj në golat e pësuar.


Por në pjesën e dytë gjërat do të ndryshojnë në minutën e 68-të. VAR akordon një penallti për Lacion dhe Imobile nuk gabon, ndërsa një minutë më pas çon Korrean te goli i rezultatit 2-3. Ndeshja u rihap në një minutë të vetme. Golini bën pritje të shkëlqyera ndaj Luis Alberton dhe Korreas, ndërsa Strakosha frenon Gomezin, më pas Luiz Felipen dhe shpëton Lacion nga goli i katërt pas gjujtjes së Malinovskit. Në kohën shtesë De Ron rrëzon në zonë Imobilen, Roki jep penallti dhe Gasperini në stol tërbohet me vendimin e gjyqtarit. Por nuk shmang dot golin e tretë, me Atalantën që del e hidhëruar nga një ndeshje ku i kishte 3 pikët në xhep. Strakosha luajtur për gjatë gjithë takimit, ndërsa Gjimshiti e pa ndeshjen nga stoli.



(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb