Nuk ka asnjë efekt “kura” Ranieri, me Romën që vijon rënien e lirë. Ndaj Atalanta-s pësuan humbjen e dytë radhazi me të në stol, me kryeqytetasit që tashmë e shohin veten jashtë çdo objektivi sezonal, jo vetëm kaq, por tashmë duhet të kujdesën të mbijetojnë në elitë pasi ndodhen në vendin e 15-të me 13 pikë, 2 pikë larg zonës së ftohtë. Atalanta triumfoi brenda në kryeqytet me rezultatin 0-2, një sukses që afron ekipin bergamask me vetëm një pikë në raport me Napolin kryesues.
Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Atalanta gjeti golin e avantazhit në minutën e 69-të, ku goditja e De Roon u devijua duke përfunduar në rrjetë. Atalanta mbylli sfidën në minutën e 89-të ku Zaniolo me kokë në shtyllën e parë gjeti golin e dytë. Sulmuesi “azzurr” shfrytëzojë rastin duke u hakmarrë ndaj ish ekipit të tij. Më në fund rikthehet në fushë edhe kapiteni kuqezi Berat Gjimshiti, me qendërmbrojtësit që ka lënë pas atë dëmtim që e pengoi të ishte në dispozicion të Sylvinho-s për dy takimet e fundit në Ligën e Kombeve.
Pavarësisht situatës shumë shqetësuese, Claudio Ranieri beson te ky ekip: “Për sa kohë skuadra më ndjek, siç ka bërë deri më tani, do ta gjejmë rrugën për t’u rikthyer. Nuk duhet të dorëzohemi, duhet të luftojmë. Të mos harrojmë përballë kishim një skuadër e cila këtë vit është për titull”, u shpreh Ranieri.
(BalkanWeb)