Napoli humbet busullën, vijon rënien e lirë duke rrezikuar tashmë dhe vendin e dytë, fundja Inter është aty, 6 pikë larg. Atalanta i dhuron leksion futbolli, i shkakton një humbje me përmbysje duke iu afruar gjithnjë e më shumë zonës Champions. Bergamaskët kërcënojnë nga pranë Milan teksa pas këtij trepikëshi ngjiten në vendin e 5-të në kuotën e 56-të pikëve po aq sa dhe Milan.

Gjimshitii
Gjimshitii

Ky ishte një takim ku pa si pratagonistë dhe dy legjionarët shqiptar, Hysaj dhe Gjimshitin ndërsa Etrit Berisha vijon të qëndrojë në stol, për fat të keq edhe në këtë takim rivali i tij Gollini ishte nga më të mirët në fushë.

Mertenz kaloi Napolin në avantazh në minutën e 28-të por në pjesën e dytë një super Zapata përmbysi gjithçka, fillimisht duke barazuar shifrat në minutën e 69-të ndërsa në minutën e 80-të dhurojë një asis për Pasalic.

Hysaj
Hysaj

Në këtë takim, Ancelotti e spostoi Hysajn në krahun e majt dhe pikërisht nga krahu i tij erdhën aksionet më të rrezikshme të Atalantas, mbi të gjitha në pjesën e dytë:

Hysaj Nota
Hysaj Nota

“E nisi mirë ndeshjen, pas dhjetë minutash dhuron një top të bukur për Mertens, me fillimin e pjesës së dytë i shkon pranë dhe golit. Në golin e parë të Atalanës gjithçka nis në krahun e tij, në të dytin kapet i papërgatitur nga kundërsulmi i Atalantas, nota 6 për Hysaj shkruan TuttomeratoWeb.

Gjimshiti
Gjimshiti

Në një ndeshje pozitive zhvilloi Berat Gjimshiti: “Në pjesën e parë një rëshkitje e tij vlen sa një gol. I zoti në momentet e vështira”, nota 6 për Gjimshitin.

Gjimshiti Nota
Gjimshiti Nota

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb