Atalanta dhe Empoli, dy ekipet e Serie A, e kanë të lidhur fatin e sezonit me dy legjionarë kuqezi. Që Gjimshiti dhe Ismajli janë elementë kyç për këto dy ekipe ky është një fakt i vërtetuar nga shifrat, por rëndësia e tyre bëhet edhe më e fortë në këtë fund sezoni. Me titullin që tashmë një mision të pamundur, Atalanta kërkon të blindojë prezencën në zonën Champions.

Aktualisht ekipi i Berat Gjimshitit renditet në vendin e tretë, por Bologna dhe Juventus ndodhen shumë pranë, me 1 dhe 2 pikë larg. Këtë javë kalendari i rezervon Atalantës pikërisht një prej dy rivalëve direkt, Bologna-n. Për këtë ndeshje, Gasperini shpreson që Berat Gjimshiti të jetë në ditën e tij më të mirë pasi është i vetmi lojtar në pozicionin e tij natyral, atë të qendërmbrojtësit në dispozicion. Gjimshiti, ashtu si pjesa tjetër e Atalantës, nuk ka qenë në kushte perfekte këtë periudhë, kjo pasi vuan prej kohësh nga një dëmtim në kavilje.

 

I ndryshëm është diskutimi për Ismajlin. Qendërmbrojtësi kuqezi u rikthye i dëmtuar pas grumbullimit me Shqipërisë duke e bërë shqetësuese situatën për Empolin. Sipas mediave italiane, Ismajli nuk do të jetë në dispozicion as për takimin kundër Napolit në fundjave, por pritet të rikthehet me 20 prill për takimin kundër Venezia-s.

Tek Empoli nuk dëshirojnë të rrezikojnë më me Ismajlin, por po presin që mbrojtësi shqiptar të rikthehet në kushte optimale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb