Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në një takim të zhvilluar ditën e sotme bashkë me Partinë Demokratike me diasporën në Selanik, i ka bërë apel qytetarëve të votojnë Aleancën për Shqipërinë Madhështore me nr 1 për të sjellë ndryshimin.

Ai kritikoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama dhe ftoi shqiptarët që jetojnë në Greqi të bashkohen për të kthyer shpresën.

Sipas Mediut,  bashkimi i shqiptarëve do të sjellë fitoren dhe një të ardhme më të mirë pas  zgjedhjeve të  11 majit.

“Ju falenderoj nga zemra për këtë pritje madhështore! Vëllai im në vitin 1991 ashti si ju mori rrugën e emigrimit. Për të ardhur në Athinë. Me ditë të tëra rrinim më zemër të ngrirë duke pritur telefonin se ku ishte. Ashtu si të gjithë ju ëndërroi një jetë më të mirë, një botë më të mirë, jo vetëm për vetën e tij, por për të gjithë familjen tonë. Dua ta falendroj sot atë këtu, ashtu siç dua t’ju falenderoj të gjithë juve, që në çdo moment të jetës tuaj të vështirë, nuk menduat vetëm për veten tuaj, por edhe për familjet tuaja. Ne sot si shqiptar ndjejmë dhimbjen, por edhe krenarinë.  Ju nuk e latë Shqipërinë, sepse donit të largoheshit prej saj, por nga varfëria. Qeveria e Edi Ramës në 10 vjet largoi më shumë se 1 mln shqiptar duke kthyer këtë në një politikë të vetën, për të kontrolluar shtetin dhe jetën tonë. Ne të gjithë jemi krenar për ju, por Shqipëria është e pa plotë pa ju. Shqipëria ka nevojë për ju, për dijen tuaj, për përvojën tuaj që nuk është shuar kurrë. Tavolinat dhe sofrat shqiptare sot janë të përgjysmuara, ku në to ulen vetëm prindër pa fëmijë, gjyshe dhe gjyshër pa nipa e mbesa. Shqipëria ka nevojë të kthehet në një vend ku ne të jetojmë të gjithë së bashku dhe të ndërtojmë lumturinë me atë që na ka fal Zoti. Vendin tuaj në Shqipëri e ka zënë varfëria, papunësia, krimi, droga, korrupsioni, pasiguria dhe përbuzja e Edi Ramës dhe qeverisë socialiste. Shqipëria është vendi ynë dhe vendi juaj, mos ta lëmë në dorë të krimit të korrupsioni, të papërgjegjshmërisë dhe përbuzjes. Miqtë tanë europian deklaruan, që Europa nuk është pasaportë, por Shqipëria është Europa. Nuk është Europa ajo që na ka mbajtur larg, por qeveria Rama. Data 11 maj është dita juaj dhe jeta jonë e përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë. Le ta kthejmë këtë ditë, në një ditë të triumfit të shqiptarëve që e duan vendin e tyre, të bashkimit tonë, për një Shqipëri me dinjitet, Shqipëria meriton të jetë madhështore”.tha ai     

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb