Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me atentatin ndaj anëtarit të bandës së Niklën, Marklen Hakës, të cilit iu bë atentat dy ditë më parë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Tapizë në Fushë-Krujë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Marklen Haka kishte vetëm një ditë që ishte kthyer nga jashtë kur ra pre e atentatit. Diten e ngjarjes ai sipas deklarimit të bërë në polici, i riu tha se ishte në Tapizë dhe se atentati i ishte bërë nga një mjet tip Audi.

“Kur po kthehesha pashë një Audi me xhama të zinj në anë të rrugës. Vazhdova normalisht udhëtimin. Makina më ndoqi nga pas. Kur ktheva rrugën për në Nikel, djali i xhaxhait tim më bëri shenje të ndaloja që ta merrja ne makine. Ai ndodhej rastësisht në rrugë. Në atë moment Audi doli ne krah të makinës time dhe filluan të më qëllonin. Manovrova me aq sa munda. Një plumb më kapi në nofull. Kushëriri me dërgoi për në spital” tha Haka.

Ai ka deklaruar se nuk ka konflikt me askend dhe se për këtë arsye u kthye nga jashtë. Mësohet se Haka jeton vetëm me babain e moshuar. Lala raporton se hetuesit i kanë ofruar edhe mundësinë e mbrojtjes që ai të flasë, por ka refuzuar.

Siç u raportua edhe dje, në vendin e ngjarjes u gjetën 17 gëzhoja arme, ndërsa momenti i sulmit nuk është filmuar nga kamerat e sigurisë. Po ashtu bëhet e ditur se disa nga plumbat kishin përfunduar në një lokal përballe dhe një mobilieri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: