Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak më parë në Shkodër.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus, ndërsa autorët kanë qëlluar drejt një automjeti të tipit “Range Rover”.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb