Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati që ndodhi sot në mbikalimin e Shkozetit, ku i plagosur mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, dhe 2 të tjerë Andi Maloku dhe Aleksander Laho.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje telefonike për ‘News24’ se tashmë Krimet e Rënda kanë marrë në dorë çështjen, pasi ka dyshime se ngjarja lidhet me detyrën e Ndojit. Lala tha më tej se bëhej fjalë për një atentat të mirëorganizuar.
“Po hetohet për çështjen se ngjarja ka lidhje për shkak të detyrës së prokurorit. Nga hetimet e deritanishme flitet për një atentat, makina e prokurorit është qëlluar me armë zjarri. Dyshohet se bëhet fjalë për një personazh problematik rreth zonës së Sukthit, policia është bënë në ndjekje të tij. Ka qenë një anëtar i mirëorgnaizuar. Ndoji më herët ka bërë detyrën e avokatit dhe ka mbrojtur emra të njohur të krimit”, tha Klodiana Lala.
(ed.me/BalkanWeb)