NGA ARBER SULO*
SARANDË- Pronari i një diskoje si dhe kushëriri i tij kanë mbetur të plagosur rëndë pas një atentati me armë zjarri në Sarandë. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45 në aksin Bistricë-Sarandë, ku automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga Eneid Haxhia, 28 vjeç, është qëlluar me breshëri plumbash. Në mjet ishte edhe 39-vjeçari Rudin Haxhia, si pasagjer, kushëri me shoferin, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Ata udhëtonin në drejtim të Sarandës, ndërsa automjeti ku ndodheshin atentatorët në drejtim të kundërt.


Burime për Agjencinë e Lajmeve BalkanWeb bënë me dije se dy kushërinjtë e plagosur, si fillim u transportuan me urgjencë për mjekim drejt spitalit të Sarandës, ndërsa më pas u nisën për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, pasi njeri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Bluzat e bardha bënë të ditur se 39-vjeçari, ka marrë shumë plumba në trup dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.


HETIMET


Mësohet se Rudin Haxhia, nga Tepelena, për të cilin kjo është e katërta plagosje: tre me armë dhe një me thikë, ka qenë ish-polic dhe aktualisht është pronar i dy diskove në Sarandë e Gjirokastër. Përveç sulmeve ndaj personit, Haxhiajt i kanë vendosur edhe dy herë tritol në disko.

Nga të dhënat e para të grupit hetimor, dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për hakmarrje, ose për shkak të bizneseve të 39-vjeçarit Haxhiaj, por hetimet e plota do të jenë ato që do të bëjnë zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve.

Atentatet ndaj Rudin Haxhiut:
19.02.2008 – plagosur me pistolete ne lagjen nr.4 Sarande
02.12.2011 – plagosur me Kallashnikov ne lagjen nr.1 Sarande
04.04.2013 – eksploziv poshte makines ne ecje ne Gjirokaster, nuk u plagos
18.02.2015 – u plagos me thike ne Sarande

Sulmet me tritol në diskon në pronësi të Haxhiut
Sulmi i parë më datën 05.08.2011
Sulmi i dytë më datën 15.09.2013 në lagjen nr.1 Sarandë

Sulmet me tritol në diskon në pronësi të Haxhiut
Sulmi i parë më datën 05.08.2011
Sulmi i dytë më datën 15.09.2013 në lagjen nr.1 Sarandë

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË

Delvinë Rreth orës 15:45, në aksin rrugor “Delvinë-Bistricë”, në vendin e quajtur “Shtreg”, nga një automjet “AUDI”, persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të mjetit “Volskwagen”. Mjeti “Volskwagen” me targë: AA945JG (në pronësi të: B.Ll. 30 vjeç, banues në Vlorë) drejtohej nga shtetasi: Emeid Haxhia, 28 vjeç, i cili ka marrë dëmtime (dëmtuar me 2 plumba në këmbë) bashkë me shtetasin tjetër të quajtur: Rudin Haxhia, 38 vjeç, i cili është dëmtuar me 5-plumba në pjesën e shpatullës dhe 1-plumb në këmbë (të dy – djem xhaxhallarësh me banim në Tepelenë). Shtetasit e dëmtuar janë nisur në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar. Policia ka sekuestruar 18-gëzhoja model-56 dhe 1- gëzhojë Pistolete tip TT. Shërbimet e Policisë së Sarandës dhe Delvinës janë organizuar dhe kanë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(ed.me/BalkanWeb)

Etiketa: