ITALI – Një 26-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri dhe një tjetër shqiptar është plagosur rëndë, pas një atentati në një bar në Itali.

Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur në një bar në Pioltello (Milano), ku 26-vjeçari shqiptar, i njohur si person me precedentë penalë, është ekzekutuar me armë. Plumbat kanë prekur edhe shokun e tij, edhe ky shtetas shqiptar, duke e plagosur rëndë.

Momentalisht nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Sipas dëshmitarëve, dy persona qëlluan në drejtim të shqiptarëve, dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes. Të rinjtë shqiptarë u transportuan menjëherë në spital, por njëri prej tyre nuk mundi të mbijetonte, ndërsa tjetri ka marrë vetëm një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: