GREQI

Një sulm me armë zjarri u shënua sot në mëngjes në Mikonos në Greqi.

Dy persona të armatosur dhe të pajisur me skafandra të hipur mbi motor kanë qëlluar drejt një 34-vjeçari shqiptar. Identiteti i shqiptarit të qëlluar nuk bëhet me dije. Të armatosurit i janë afruar shqiptarit dhe e kanë plagosur atë, shkruajnë mediat greke.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të riut shqiptar i është dhënë ndihma e shpejtë në Spitalin lokal të Mikonos. Ai pritet që të transferohet në Atika, sepse ka marrë plagë të shumta në trup, por pa rrezik serioz për jetën.

Shqiptari që ishte në qendër të shënjestrës ka qenë i burgosur në vitin 2013 për trafik droge. Pas dy vitesh, më 2015 ai doli nga burgu dhe kishte filluar të punojë pikërisht në Mikonos. Ngjarja mund të lidhet me hesape për shkak të pazareve të prishura të drogës.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb