VLORE– Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës. Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur shtetasi Roland Banaj 33 vjeç.

I ru i cili ka marrë një plumb në këmbë u dërgua menjëherë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
plagosje ne vlore
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në ambientet e jashtme të një lokali. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë marrë në pyetje punonjësit e lokalit dhe dëshmitarët

plagosje ne vlore 1
INFORMACIONI I POLICISE
Më datë 16.05.2018, rreth orës 11:40, në lagjen “Pavarsia”, brenda ambienteve të një lokali pas një konflikti kanë plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin R.D., 30 vjeç, banues në Llakatund.

Shtetasi i plagosur është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri pistoletë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: