SHBA-Nga Kulla Eifel tek Sheshi I Spanjës, nga porta e Brandeburgo tek kulla Burj Khalifa. Monumentet kryesore të kryeqyteteve të botës janë ndriçuar me ngjyrat e flamurit belg, të zezë, të verdhë, të kuqe, në homazh të viktimave të terrorizmit në Bruksel.
E vetmja ndërtesë jashtë ‘grupit’ duket se është One World Trade Center në New York, e cila është ndriçuar me ngjyrat e flamurit francez.
Në Twitter ka nga ata që mendojnë se ky është një homazh për Francën dhe viktimat e saj të sulmeve të nëntorit. Të tjerë mendojnë se është një gabim, por ka nga ata që me hashtag#The Dress, pyesin, cfarë ngjyre shihni?
Edhe talboidet më të rëndësishme të botës kanë komentuar ngjyrat, Daily Mail nuk ka asnjë dyshim dhe flet për një gabim. Në foton e postuar nga guvernatori I Shtetit të New Yorkut Andrew Cuomo, ngjyrat duken më shumë si ato të flamurit belg dhe për ta konfirmuar këtë shkruhet ‘WTC ngjyroset me të zezë, të verdhë dhe të kuqe’.
(da.xha/BalkanWeb)
