Policia ka arrestuar Erjol Dylmishin, 46 vjeç, i cili akuzohet për fshehjen e automjetit të përdorur nga dy vëllezër në një atentat të dyshuar më 2 janar në lagjen “Donika Kastrioti” të Beratit.

Dylmishi u ndalua në pikën kufitare të Kakavijës, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria. Sipas hetimeve, ai kishte fshehur automjetin tip “Ford” nga i cili dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri vëllezërit F. M., 36 vjeç, dhe M. M., 35 vjeç, banues në Durrës.

Mjeti është gjetur më pas në qytetin e Durrësit. Policia njoftoi: “Dyshohet se ky shtetas ka fshehur automjetin nga i cili vëllezërit F. M. dhe M. M. qëlluan me armë zjarri në drejtim të shtetasve Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi, të cilët lëviznin me këmbë. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati të lënduar.”

Gjatë kontrollit në banesat e dy vëllezërve të shpallur në kërkim, policia ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe disa fishekë.

Vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e vëllezërve F. M. dhe M. M., ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.

Materialet për këtë rast i janë dërguar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb