TIRANË- Ekspertët kriminalistë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes pas atentatit të mbrëmshëm në një nga lokalet më të njohura e të frekuentuara në Bllok ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se ekspertët do të bëjnë këqyrjen e skenës së krimit në dritë natyrale për të mbledhur prova shkencore si gjurmë gjaku, shenja gishtash, flokë etj.

Përfshirja e disa personave në krim e bën më të vështirë zbulimin dhe rindërtimin e ngjarjes por pritet që për këtë të ndihmojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Ndërkaq “BalkanWeb” mëson se pas bataresë së plumbave të ndodhur mbrëmë një prej zonjave që shërbente në lokal kur ka parë gjak kudo dhe skenën e rëndë ka humbur ndjenjat.

Është dashur ndihma e personave të tjerë të pranishëm që kamerierja të përmendej.
Fabian Gaxha mbeti i vrarë, ndërsa Ervis Martinaj dhe shoku i tij, Eljon Hate mbetën të plagosur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb