Analisti Arjan Vasjari ni ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “Neës 24” tha se mendon se sistemi i drejtësisë është viktimë në gjithë historinë e atentatit në Durrës.

Vasjari theksoi se përgjegjësitë më të mëdha i ka politika. Ai nënvizoi se ka besim tek SPAK, për të ndryshuar realitetin e sotëm.


Unë mendoj se sistemi i drejtësisë është viktimë në këtë histori, kurse përgjegjëse është politika. Unë them se duhet që të presim deri kur të formohet SPAK.


Jam optimist, sepse SPAK është në fakt një shtet brenda shtetit, por pa lidhje me shtetin shqiptar. Unë jam optimist për SPAK”, deklaroi Vasjari.


(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb