Eksperti i sigurisë Redon Qiriazi, i ftuar në emisionin Open në News 24 ka komentuar atentatin e dytë ndaj Donald Trump.
Qiriazi theksoi se në ngjarje të tilla të rënda ndikon kultura e armëve në SHBA. Ai tha se nuk beson se ngjarja e rëndë ndikon në rezultatin e zgjedhjeve amerikane.
Redon Qiriazi: Në thelb ndikon kultura e armëve, kultura e dhunës, ideja “unë i zgjidh gjërat me armët e mia, nëse të drejtat e mia cenohen”. Nuk besoj se atentati ka efekt në zgjedhje.
Të gjithë solidarizohen me viktimën, ai që është në shënjestër, në këtë rast Donald Trump. Pothuajse të gjitha sondazhet e nxjerrin fituese Kamala Harris. Unë nuk mendoj se atentati do jetë përcaktues në zgjedhje.
(Balkanweb)