Microsoft nisi përditësimin e kompjuterëve me Windows 10 në versionin më të fundit të sistemit operativ, atë 1809, i cili quhet ndryshe Përditësimi i Tetorit 2018.

Megjithatë përdoruesit e parë që kanë instaluar versionin e fundit të Windows 10-ës nuk po u besonin syve dhe vunë re diçka të pazakontë.

Skedarët dhe të dhënat e tyre në direktoritë Documents dhe Pictures ishin fshirë.

Lajmi u përhap me shpejtë në Reddit dhe interneti tashmë po kërkon jo vetëm që të rikthejë versionin e kaluar të Windows 10-ës por edhe të dhënat e fshira.

Sipas të prekurve të skedarët që janë fshirë janë të parikuperueshme edhe me softuerë të specializuar.

Kompania lëshoi vetëm këtë deklaratë: “Microsoft është në dijeni të raporteve dhe po heton ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: