Kreu i PD Sali Berisha shpall protestën e radhës të opozitës në Shkodër për t’u solidarizuar me qytetarët pas ngjarjes së rëndë ditën e djeshme.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama përdor krimin, mafian më agresive për t’i mposhtur, frikësuar ata, për të ua bërë qytetin e tyre të pajetueshëm.

Sipas tij, “në këtë protestë, mosbindje civile, ne i themi jo, dhunës së mafias së Edi Ramës”.

“Ndaj dhe unë sot jam këtu për të shprehur solidaritetin tim më të thellë me secilin qytetar të Shkodrës, ndaj të cilëve, Edi Rama përdor krimin, mafian më agresive për ti mposhtur, frikësuar ata, për të ua bërë qytetin e tyre të pajetueshëm.

Në shenjë solidariteti me qytetarët e Shkodrës, ftoj të gjithë opozitarët kudo që janë, të shtunën në ora 12:00 në Shkodër, solidaritet me qytetarët e këtij vendi, me këtë qytetar të bekuar, si dëshmi që nuk do të pranojmë kurrë që krimi të mposhtë Shkodrën dhe shkodranët.
Në këtë protestë, mosbindje civile, ne i themi jo, dhunës së mafias së Edi Ramës.
Kjo mosbindje civile do të duhej të thirrej në Tiranë, por dëshiroj tu shprehim nga afër të gjithë solidaritetin tonë, qytetarëve të Shkodrës për të cilët Edi Rama ka zgjedhur hanxharët e krimit me qëllim e vetëm që të mbledhin vota, sepse i doli fytyra se kush është në Durrës.
Shqiptarët e panë se votat e Edi Ramës ishin pazar me Avdylët, me Troplinët me Dervishët, me serial killër të Durrësit.
Dhe tani pas këtij deskriditimi kërkon që votat t’i sigurojë me Bajrët dhe bandat e tyre kriminale.
Ndaj dhe ftoj të gjithë opozitaret dhe opozitarët, në ora 12:00 në Shkodër, solidaritet, mbështetje qytetare për banorët e mrekullueshëm, për qytetarët fisnik të këtij qyteti”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb