Klevis Balliu, Koordinator i Rajonit të Tiranës dhe shef i oragnizimit të PD, duke komentuar në emisionin “Open” në News24, atentatin në Memaliaj, tha se këto janë pasojat e kriminalizimit të jetës së shqiptarëve. Ai tha se nëse do të kemi një shtet të së drejtës, një shtet të fortë, këto ngjarje nuk do të ndodhnin.

“Të gjitha organizatat kriminale kanë pasur nga një përfaqësues të tyre në Policinë e Shtetit dhe kjo rrit arrogancën e krimit. Kriminelët mund të vrasin në çdo orë të ditës, kudo, janë plot ngjarje të tilla. Është një rast tronditës. Nuk është ngjarje në Memaliaj, por kudo, krimi ka grabitur çdo centimetër të territorit shqiptar”, tha Balliu. Ai u shpreh se  kjo qeveri nuk mund të luftojë krimin.

“Dosja ‘Metamorfoza’ çfarë na tregoi? Kemi rastin e Pëllumb Gjokës që ndalonte një deputet të shkonte në takimin e ministrit të partisë së tij. Kemi rastin e Fushë Krujës që ishte nën kontrollin e Rrajave. Kemi rastin e Bajrave në Shkodër. Janë çështje konkrete. Të gjitha mafiet në Botë janë me fise, kemi familjen Gambino në Itali. E dini pse mafia e një shteti kaq të vogël në Botë, ka arritur të kapë kontrollin e drogës në Ekuador? Sepse këtu këto grupe kanë mbështetjen e qeverisë”, tha Balliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb