Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi atentatin në Memaliaj ku 3 persona humbën jetën dhe një i katërt mbeti i plagosur rëndë. Objektiv i atentatit ishte Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Edmond Papa. Saga e vrasjeve nisi me ekzekutimin e Alkesandër Sadikajt, me një atentat me eksploziv.

Gazetari Armand Bajramaj duke folur lidhur me ngjarjen e ndodhur në mesnatën e së shtunës, tha se nga hetimi parakrak, rezulton se Shyqyri Kalemi, i cili ishte nën shoqërinë e Artur Kalemit, në një lokal, nga një automjet është hapur zjarr me breshëri automatike.

Bajramaj tha se kemi të bëjmë me një zjarr të pakontrolluar, ndërsa autorët kishin si objektiv eliminimin e Shyqyri Kalemit.

“Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vdekur edhe një klient dhe kamarieri i lokalit”, tha gazetari. Sipas tij, vendi ku ka ndodhur ngjarja është 500-600 metra nga rruga kryesore, çka ka ndihmuar autorët që të largohen pa rënë në sy dhe pa u përballur me ndonjë patrullë policore.

Ai tha se objektivi nga qenë Shyqyri Kalemi, kjo referuar dy djemve të tij. “Familja Kalemi ka qenë me një lloj influence në Memaliaj. Djemtë e tij, Andrea dhe Zamir Kalemi, kanë pasur probleme me ligjin”, tha Bajramaj.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb