TIRANE

Identifikohen emrat e dy të rinjve që u qëlluan sot me armë zjarri në Laprakë, ku për pasojë humbi jetën 17-vjeçarja.


Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se Briselda Gjikola ka ndërruar jetë në spital, ndërsa 23-vjeçari Erion Bengo ndodhet në gjendje të rëndë.

Bezat në një lidhje telefonike për ‘News24’ ka se dy të rinjtë kanë qenë në një makinë kur kane rene pre e një atentati, pasi ndaj tyre është qëlluar me breshërie plumbash. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se makina ku ishin dy të rinjtë ishte e ndaluar. “BalkanWeb” mëson se atentatorët kanë qenë në këmbë dhe të maskuar, dhe më pas kanë hapur zjarri ndaj makinës. Pak pas ngjarjes, një autoambulancë i ka dërguar dy të rinjtë në spital, ku vajza ishte ende në gjendje vitale. Ndërkohë, aktualisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Policia e ka pasur të vështirë si fillim të identifikojë dy të rinjtë, pasi ata u paraqitën në spital pa mjete identifikimi. Gazetarja Bezat tha mes të tjerash se vajza kishte marrë dy plumba në fytyrë, duke e bërë edhe më të vështirë identifikimin e saj.


  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)