Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji” në Vlorë, është raportuar një atentat me armë zjarri, ku dy persona janë plagosur. Pas të shtënave, të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që nuk raportohet për rrezik për jetën e tyre. Të plagosurit janë identifikuar si 30-vjeçari Kejvin Hajrulla dhe Armand Spahiu, 35 vjeç.

 

Në vazhdim të hetimeve, gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është lokalizuar automjeti i dyshuar i përdorur nga autorët, i cili është gjetur i djegur.

Sakaq, forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb