Ishte 7 janar 2020, ku në qendër të qytezës së Rrëshenit, u vra nga largësia me snajper biznesmeni Kastriot Reçi. Dyshimet janë se vrasja ka ndodhur për shkaqe hasmërie, ndërsa autori ende nuk është arrestuar.
Kjo vrasje, që bëri shumë bujë në qytetin e vogël, u komentua në studion e emisionit “Në Shënjestër”, ku të ftuar ishin ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Arben
Hajdarmataj dhe gazetari Sokol Bregu. Për gazetarin, vrasja ka ndodhur me gjakftohtësi dhe arsyeja që s’kemi ende një autor sipas tij, është për faktin se shteti ka zgjedhur që këta persona të vriten me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, Hajdarmataj tha se policia duhet të bëjë më shumë punë për të parandaluar krimin, duke e cilësuar këtë si pikën e dobët të uniformave blu.
Bregu: Unë mendoj që ndonjëherë e mbivlerësojmë policinë ose pjesën më të madhe të oficerëve të saj duke i vendosur në peshore me njeriun që vret. Vrasësi është dy hapa policisë, kështu ndodh në të gjithë botën. Duke u lidhur me pjesën ku ndodhet i përket Prokurorit të çështjes. Është ai që duhet të merrte kamerat e qytetit në kohë rekord. Duhet të vinte në përgjim pjesën më të madhe të të dyshuarve në këtë histori. Duhet të bënte parandalim i një ngjarje që pasoi. Sa i përket mënyrës se si ai ka qëlluar. Ai i merr jetën një personi me tek plumb pa asnjë emocioni. Është gjë tjetër kur merr hak për vëllain, familjen. Çdo të thotë të pushkatosh dikë në gjakftohtësi, do të thotë togë vdekje. Këto janë. Këtë ata e bëjnë për para. Në Shqipëri nuk mund të futesh dot ndonjë tank se do e zbulonin, por një snajper mund të përthyhet, ndahet në çantë të vogël. Nuk është problem. Në Shqipëri çfarë të duash gjen. Si ka mundësi në 8 raste, një herë të mos gjesh një person që ka kryer 1 ndër 8 krimesh. Shteti i ka lënë të vriten me njëri-tjetrin.
Hajdarmataj: Parimisht jam dakord me Sokolin, por jo kaq i prerë. Nuk mendoj që shteti do, por me veprimet dhe mosveprimet e tij i ka lënë. Ne kemi biseduar me njëri-tjetrin që puna parandaluese vazhdon të jetë pjesa më e dobët e policisë. Kemi raste kur policia ka arritur të parandalojë një krim. Ka pasur konflikte, vrasje dhe kemi ardhur në vrasjen e Rrëshenit. Policia e Shtetit merr informacion dhe ka mundësi me marrë. Ky informacion rrjedh nga strukturat e policisë, e nuk e përpunon këtë informacion.
Bregu: Ju thoni që largësia ka qenë diku te 150 metra që për një snajper të mirë nuk është se është një çështje jashtëzakonisht e vështirësisë së lartë. Mendoj që njeriu që ka kryer krimin njihej brenda asaj ku ka lëvizur sepse do të binte në sy. Unë mendoj që ai e ka studiuar kohën dhe ka ditë që qëndronte atje. Absolutisht mendoj që ai ka banuar për disa kohë në Rrëshen. Ka qenë i ndihmuar nga dikush që e njeh. Nëse do të kishim një punë bindëse të policisë do të kishim dalë në përfundimin e këtij krimi.
(BalkanWeb)