Veprime hetimore shumë aktive nga Policia e Gjirokastrës janë ndërmarrë në 24 orët e fundit.

Kreu i Policisë së Gjirokastrës Ardian Çipa po drejton veprimet për zbulimin e të gjithë dinamikes së krimit të ndodhur një dite më parë në Memaliaj.

Deri në këto momente janë ushtruar 25 kontrolle në Memaliaj, Tepelenë, Vlorë, Fier, Elbasan, Tiranë, Lezhë, Shkodër.

Kupola e Drejtorisë së Përgjithshme e Policisë se Shtetit është stacionuar për ndihme në Drejtorinë e Policisë Vendore në Gjirokastër.

Sipas burimeve janë shoqëruar 27 persona dhe po vazhdohet edhe me shoqërime dhe me kontrolle intensive në terren.

Në atentat kanë marrë pjesë 2 persona, njëri drejtonte automjetin dhe tjetri ka shtënë me armë automatike në drejtim të viktimave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb