Detaje të reja nga atentati i sotëm në “Don Bosko”. Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për BalkanWeb se policia ka identifikuar autorin, i cili banon në zonën e “Don Boskos” dhe e ka banesën vetëm 50 metra nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu mësohet se autori kishte vetëm 7 muaj që kishte dalë nga burgu.

Sakaq, kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin që pas ngjarjes nuk largohet, por komunikon në telefon i revoltuar dhe me armën në dorë.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e autorit, por ka dyshime që ai është larguar nga zona. Ndërkohë 42-vjeçari Rudolf Zefi dhe vëllai i tij me origjinë nga Puka vijojnë të deklarojnë se nuk kanë konflikte dhe nuk janë persona me precendent penal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: