TIRANE

Përmes një postimi në facebook, ish-deputeti i PD, Klevis Balliu shkruan se Shqipëria fitoi duke refuzuar këtë shfaqje të shëmtuar me autobuza të Rilindjes, me miell, me burra që blinin votën e vajzave 18 vjeçare si në Shkodër, ku kërcënoheshin me jetë.

Në përfundim të procesit zgjedhor, nisur edhe nga pjesëmarrja e ulët, Balliu pyet Ramën nëse i ka bërë gati valixhet.

Postimi i plotë:

Atentati ndaj demokracisë sot dështoi.
Shqipëria fitoi duke refuzuar këtë shfaqje të shëmtuar me autobuza të Rilindjes, me miell, me burra që blinin votën e vajzave 18 vjeçare si në Shkodër, ku kërcënoheshin me jetë.

Shqipëria i tha jo DIKTATURËS, i tha jo KRIMIT, i tha jo Edvin Ramës.

Faleminderit bashkëkombas që shpëtuat vendin nga mjerimi i DIKTATURËS.

EDVIN I KE BËRË GATI VALIXHET?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb