Në studion e emisionit “Open”, në News24 po diskutohet mbi atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.
Analisti Fatos Lubonja, u shpreh se është e qartë bashkëpunimi mes prokurorëve dhe krimit, teksa ka shtuar se kjo është gjëja më evidente.
Më tej ka shtuar se në Shqipëri, edhe krimi po kontrollohet, duke e lidhur me çështjen e shumë përfolur të Ervis Martinaj.
“Ajo që më tërheq vëmendjen është se gjithmonë dalin ca nga të huajt. Nga ata zbulohen këto. Prokurorisë i sillen disa prova që s’mund ti neglizhojë. Si qytetar ajo që më shqetëson është se çfarë bëjnë prokuroret tanë vetë. Krimin e jemi sheshit. Pastrimin e parave… 60-70% të parave që po ndërtohen pallatet janë të pastruara. Qeni është bërë nga ujku, po duke ndenjur me njeriun, filloi ha kockat, se ujku nuk i ha. Sot po ndodh e kundërta. Edhe rënia e euros vjen nga ujku. E ardhmja jonë është e pasigurt. Këto ndërtime që shiten me 3000-4000 euro m2. Ky është problemi. Nuk po hyj në gjynah por ne e kemi të qartë që bashkëpunimi i prokurorëve me krimin… pse e bëmë vetingun ne? Është bashkëpunimi në mes. Kjo është gjëja me evidente. Më shqetëson dhe ajo ç’po ndodh. Edhe krimi po bëhet i kontrolluar. E lidh me çështjen e Martinaj. Duke pasur ca banda më të privilegjuar se janë me pushtetin shoh këto ndodhi. Numri i shqiptarëve në Britani për krim është mbi 1000 persona. Më shumë se polakët, të cilët janë më të shumtë në numër se në Britani”, tha Lubonja.
(BalkanWeb)