Gazetarja Glidona Daci, e ftuar në studion e “Open”, ka ofruar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit Kristian Marku, i cili humbi jetën mbrëmjen e sotme në afërsi të Vlorës.
Daci tha se dyshohet se Kristian Marku ka qenë i ndjekur në çdo lëvizje të tij, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që një automjet të ketë qëndruar në një vendpushim për të vëzhguar dhe siguruar informacione mbi lëvizjet e tij, dhe më pas të ketë sinjalizuar autorët për të sulmuar.
Ajo theksoi se ende nuk mund të flitet për motive të qarta lidhur me ngjarjen, megjithatë ajo dha disa informacione të rëndësishme. Ajo tregoi se Marku është nipi i Martin Bardhit, i cili u vra në vitin 2023 në qytetin e Rrëshenit.
Daci shtoi se dyshimet kryesore për vrasjen lidhen me një grindje të mundshme mes familjes Marku dhe fisit Reçi, një tjetër familje që ka pasur përplasje me ta.