Një makinë është gjetur e djegur mbrëmë në Bërzhitë të Tiranës, që dyshohet se ka qenë e autorëve të atentatit ndaj Zamir Kalemit, i cili mbeti i plagosur me një plumb në këmbë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se targat e automjetit tip Nissan që u dogj mbrëmë në Berzhitë, rezultojnë të vjedhura në Tiranë. Ndërkohë brenda makinës nuk janë gjetur gjurme për shkak se zjarri ka shkatërruar çdo provë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja automatiku. Po ashtu po verifikohet edhe automjeti tip Nissan që dyshohet se u përdor nga autoret e atentatit ndaj Zamir Kalemit.

Autorët dyshohet se kane ndjekur prej disa orësh dhe e kanë mbajtur nën vëzhgim Zamir Kalemin derisa i kanë dalë paralel në zonën e Selitës ku edhe kanë hapur zjarr ndaj tij. Sipas hetimeve rezulton se Zamir Kalemi, kushëri i Aleksandër Sadikajt, i cili u vra me eksploziv, i ka pikasur autorët dhe ka tentuar të shpëtojë duke devijuar automjetin ku është përplasur me bordurat ndarëse të rrugës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb