Zbardhen të tjera detaje nga atentati sot në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se autori që qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së 42-vjeçarit Rudolf Zefi, ishte në këmbë.

Sakaq, Zefi ishte në makinë bashkë me vëllanë kur ndodhi ngjarja në fjalë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, që do të bëjnë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit, i cili sapo qëlloi me armë u largua nga vendngjarja.

Në dëshminë e tij në polici 42-vjeçari ka pohuar se nuk e njeh autorin dhe se nuk ka asnjë konflikt të hapur. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: