TIRANË

Gazetari Spartak Koka ka publikuar në News24 në emisionin “Kjo Javë” fotot e makinës së autorëve të atentatit të djeshëm ndaj prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Koka ka zbuluar detaje të tjera nga hetimet e policisë sa i përket autorëve dhe sulmit me armë.


Ai tha se kanë qenë tre persona të tjerë në makinë, shoferi dhe dy të tjerë që kanë qëlluar me kallashnikov nga dritaret e makinës tip “Benz”, ngjyrë gri me targa AA342 LM. Gazetari Koka tha se edhe makina dhe targat rezultojnë të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke folur më tej për atentat të mirëmenduar.



“Ngjarja ndodhu në orën 16:20 tek mbikalimi i Shkozetit kur prokurori Arjan Ndoj po udhëtonte me shoferin Andi Maloku dhe mikun e tij Aleksandër Laho. Pa u futur në mbikalim janë qëlluar nga një mjet tjetër tip ‘Benz’. Tre persona dyshohet se kanë qenë në mjetin e autorëve, shoferi dhe dy të tjerë që mbanin armët në duar dhe nga dritaret është qëlluar.

Megjithëse ai ka qenë qëllimi makina e autorëve nuk është djegur sepse ka dalë një person, banor i zonës që iu ka folur dhe iu ka thënë ‘se çfarë po bëjnë’. Ky është automjeti i përdorur nga autorët. Targa AA342 LM është një targë e vjedhur. Dhe mjeti i vjedhur në një qytet të Shqipërisë dhe targat e vjedhura në një qytet tjetër. Kjo tregon se atentati ka qenë i mirëpërgatitur dhe i mirëorganizuar”, tha gazetari Koka.

Ai tregoi më tej se janë gjetur 9 gëzhoja në këtë automjet, dy automatikë kallashnikov dhe një pistoletë 9 mm, 2 maska dhe 2 shishe benzinë.
Tre autorët dyshohen se janë ndihmuar nga dy persona të tjerë për tu larguar nga fshati Shkafanë”, deklaroi ai.

Sipas Kokës, zona ku është gjendur mjeti i autorëve përdoret kryesisht nga autorë të krimeve në Durrës por edhe Tiranë për të fshehur apo djegur makinat.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: