TIRANE

Gjurmët e gjetura në makinën e braktisur në fshatin Shkafanë kanë cuar në arrestimin e Redjan Rrajas.


Burime nga grupi hetimor thanë për gazetaren Klodiana Lala, se ka dyshime që Redjan Rraja të ketë patur rolin e ekzekutorit në atentatin me tre të plagosur ndaj prokurorit Arjan Ndoji në mbikalimin e Shkozetit.

Po sipas të njëjtave burime, gjurmët e gjetura në makinën tip benz kanë patur përputhshmëri me shenjat e gishtave të Redjan Rrajas, i cili rezulton i skeduar nga policia për precedentë të mëparëshëm penale. Në makinën e braktisur në Shkafanë, u gjetën dy armë zjarri, tip kallashnikov, njëra prej të cilave e bllokuar.


Gazetarjan Klodiana Lal tha për “BalkanWeb” se Redjan Rraja, ishte mes personave të shoqëruar për atentatin ndaj prokurorit Ndoji. Ai u ndalua ndërsa tentonte të largohej nga Shqipëria nga Hani i Hotit.


Nga të shtënat me armë në mbikalimin e Shkozetit, mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoji, shoferi i tij, Andi Maloku, Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur me nofkën ‘Rrumi’.

Burimet thanë gjithashtu se Redjan Rraja, mund të mos ketë vepruar direkt për interesa të tij, por për llogari të grupeve kriminale, duke qenë se njihet si person me rrezikshmëri të lartë. Ende e pazbardhur mbetet, sakaq objektivi i atentatit, pavarësisht dyshimeve të ngritura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb