Në studion e emisionit “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala në News24, u diskutua për ekzekutimin e 37-vjeçarit, Fatjon (Toni) Dervishi më 26 shtator në Sukth.

Gazetari Eni Ferhati u shpreh se dy janë pistat kryesore në lidhje me këtë ekzekutim, e para lidhet me vëllain e viktimës dhe e dyta me të kaluarën e vetë viktimës. Sakaq ai tha se sekuestrimi i 40 kamerave të sigurisë tregon se autorët janë treguar të zotë dhe se kanë qenë profesionist.

“Dy pistat kryesore ishin: për shkak të vëllait të viktimës, i cili ndodhet në burg në Spanjë lidhur me një dënim, si dhe vetë të kaluarën e Dervishit. Ai ka qenë një person i skeduar dhe i hetuar në Holandë për trafik të lëndëve narkotike. Dëshmitë e 7 personave kanë alibi të forta lidhur me Toni Dervishin, di të them që në të gjithë aksin janë sekuestruar 40 kamera dhe autorët janë treguar të zotët. Kjo do të thotë se kanë pasur njohje të mirë të zonës. Është një ngjarje ku mendohen të kenë marrë pjesë 2-3 persona. Kjo ngjarja është nga ato që personazhet shqiptare jashtë vendit konfliktesh jashtë shtetit dhe na ndodhin këto ngjarje.

Janë gjetur dy telefona nga hetuesit në vendngjarje. Në një nga telefonat është regjistruar një numër i huaj. Dëshmia e vëllait të viktimës, mund të jenë interesante për të ngritur gishtin për personat që ai ka qenë në konflikt në Spanjë.”, u shpreh Ferhati.

Ndërsa ish-prokurori dhe ish-kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, tha se autorët kanë qenë profesiomnistë dhe këtë e tregon dhe fakti që pasagjeri, i cili ishte shoku i viktimës nuk është dëmtuar.

“Në pamje të parë duke iu referuar të dhënave vendngjarja dhe mënyra e krimit, tregon se s’ka të bëjë me konflikt të çastit. Fakti që viktima ka përdorur një mjet tjetër dhe nuk është dëmtuar pasagjeri tregon që autori ka qenë në ndjekje të presë së tyre. Çfarë përfaqëson ky njeri? Këtu përjashton pistën e një ngjarje të rastësishme. Pra shkojmë të historiku i viktimës, nëse ka pasur konflikte apo jo, këtu vijmë në një situatë alarmante. Nëse një vepër penale fillon në Holandë dhe përfundon në Shqipëri tregon se ka të bëjë me krimin e organizuar. Dua të theksoj se vëllai i tij është një personazh i botës së krimit.”, tha ish-prokurori Beçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb