New York Post publikoi detaje të reja mbi atentatin ndaj Donald Trump. Dhe sipas këtyre detajeve ka ndodhur e pabesueshmja, pasi, Thomas Matthew Crooks qëlloi nga ndërtesa ku kishte zënë pozicionet e policisë lokale.

Shërbimi Sekret ishte përgjegjës për sigurinë e Trump në ngjarjen e fushatës në Butler (Pensilvani, SHBA). Agjentët formuan një rreth sigurie rreth skenës, 100 metra në çdo drejtim. Jashtë kësaj zone përgjegjëse ishte policia lokale.

Capture
Capture

Policia kishte gjithashtu juridiksion mbi ndërtesën e fabrikës nga çatia e së cilës Crooks qëlloi mbi Trump dhe spektatorët. Ndërtesa duhej të ishte në ruajtjen e policie, të cilët supozohej të ishin në vëzhgim për snajperët nga atje.

Në mënyrë konfuze, ata nuk e bënë këtë, por përkundrazi u pozicionuan në ndërtesë! Ndoshta ata donin të shmangnin zjarrin e mundshëm me snajperët e Shërbimit Sekret. Megjithatë, ata e panë atentatorin vetëm kur ishte tepër vonë.

Çatia ishte identifikuar nga Shërbimi Sekret si një rrezik potencial për sigurinë edhe para ngjarjes, raporton NBC. Dhe kështu ndodhi: një pemë pengoi snajperët e Shërbimit Sekret, të cilët për këtë arsye nuk kishin pamje të qartë të çatisë.

Policia thuhet se e ka parë sulmuesin 26 minuta para se ai të qëllonte. Një oficer policie thuhet se e ka vënë re 20-vjeçarin në çati plot 26 minuta para goditjes së parë! Kjo të paktën sipas një raporti të publikuar nga New York Post.

Vetëm pak çaste para sulmit, një tjetër zyrtar, që qëndron mbi supet e një kolegu, mësohet se i ka hedhur një sy çatisë së fabrikës. Ai u kthye menjëherë poshtë kur Crooks e vuri re dhe e drejtoi pushkën drejt tij! Pastaj Crooks qëlloi Trumpin…

  • foto galeri
  • foto galeri

Oficerët dukej se ishin nga departamente të ndryshme policie: Departamenti lokal i Policisë Butler, Policia e Qarkut Beaver dhe Policia e Shtetit të Pensilvanisë. Sipas policisë, përgjegjësia e përgjithshme ishte e Shërbimit Sekret. Kjo të jep përshtypjen se shumë autoritete kanë punuar krah njëri-tjetrit, por jo me njëri-tjetrin.

Banorët e zonës ku u zhvillua ngjarja e fushatës zgjedhore raportojnë: “Askush nuk më kontaktoi. Asnjë. Askush nuk më thirri, askush nuk erdhi këtu,” thotë Valerie Fennell, prona e së cilës kufizohet me fermën dhe fabrikën AGR. Banorët theksuan gjithashtu se hyrjet në fabrikë janë siguruar vetëm me kabllo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb