Identifikohet një nga dy personat që ndodhej në kafe me Irakli Davella dhe Edi Lulo alias Etmond Hysa ditën e djeshme para atentatit.

Bëhet fjalë për personin, i cili ishte prezent në momentin e të shtënave dhe që është larguar me shpëjtësi nga vendi ngjarjes.

Sic konfirmojnë burimet më të fundit, bëhet fjalë për një person me precedentë penalë në Greqi, i përfshirë në cështje gjobënieje dhe vjedhje.

Ka dyshime se personi mund të jetë plagosur lehtë gjatë ngjarjes.

Policia greke ka nisur kërkimet për të me qëllim që t’i marrë dëshminë. Kërkime njëkohësisht po bëhen edhe për mjetin tip “Polo” që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb