Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e ish Bllokut ku mbeti i vrarë 28 vjecari Fabian Gaxha, truprojë e Ervis Martinaj dhe mbetën të plagosur dy të tjerë, pokuroria e Tiranës ka ngritur grupin e hetimit.
Gazetarja Klodjana Lala raporton për BalkanWeb se grupi hetimor përbëhet nga Kreshnik Ajazi e Artan Lulo. Grupi drejtohet nga Elisabeta Imeraj, e cila është drejtuese e prokurorisë së Tiranës.
Per momentin grupi i hetimit ndodhet ne drejtorinë e Tiranës ku po pyeten deshmitarët dhe po sekuestrohen kamerat te bizneseve përreth. Të pranishëm në drejtorinë e Tiranës janë edhe drejtuesit e larte të policisë.
BalkanWeb