Mesditën e sotme, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit Luan Tërnova teksa ky i fundit ishte duke dalë nga xhamia në qytetin e Bulqizës.

Pas njoftimit nga Tërnova autoritetet policore nisën menjëherë kontrollet në terren.

Policia njoftoi se në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, u gjet një motomjet i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autori i ngjarjes.

Sakaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për të identifikuar autorin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb