Dalin detaje të reja nga atentati mafioz në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “Dobraç”, pranë ish-lapidarit të 5 heronjve ku janë regjistruar të shtëna me breshëri kallashnikovi.

Dy persona kanë ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë plagosur. BalkanWeb mëson se viktimë nga të shtënat ka mbetur Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, ky i fundit i njohur si “i forti” i Shkodrës dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Endri Mustafës.

Img 4770
Img 4770

Në foto, Hamza Lici, viktima e atentatit sot në Shkodër

Ibrahim Lici ka patur në të kaluarën konflikte me Bajrat. Përplasje të cilat kanë sjellë një zinxhir ngjarjesh kriminale me pasojë disa viktima.

Ibrahim Lici
Ibrahim Lici, në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës

Ibrahim Lici, në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës

Ibrahim Lici u arrestua vitin e kaluar në Turqi dhe më pas lirua, pasi u refuzua ekstradimi. Hamzai, viktima e sotme, foli nga Turqia, duke thënë se i vëllai ishte i pafajshëm. Por konfliktet mes grupeve vijuan.

Viktima e atentatit të sotëm ka qenë duke lëvizur me një automjet “S Class” në shoqërinë e Arlind Bushatit, djali i ish-kandidatit demokrat për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati.

Dyshohet për 2 autorë të cilët kanë hapur zjarr me një armë kallashnikovi, nga një automjet tjetër në lëvizje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: