VLORË
Gjendet një makinë e djegur në periferi të Vlorës. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se automjeti është gjetur në zonën e Babicës dhe dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në zonën e Ujit të Ftohtë ku mbeti i plagosur shtetasi Dajko Cenodema, 58 vjeç, punonjës i bashkisë. Mësohet se i plagosuri ka qenë i vetëm kur një person ka qëlluar në drejtim të tij. Më pas autori dhe një bashkëpunëtor të cilët sipas dëshmitarëve mbanin kapele dhe syze janë larguar nga pjesa e sipërme e Ujit të Ftohtë.
Por jo vetëm kaq. Autorët kanë qëlluar me armë edhe në afërsi të rrethit Skelës ku plumbat kanë kapur edhe 3 makina të bashkisë. Policia po kryen kontrolle dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve.
(BalkanWeb)