Policia e Tiranës ka zbardhur atentatin e ndodhur në 3 shtator në Don Bosko ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi. Burime bëjnë me dije se është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri prej autorëve, Denis Tahiri. Madje ndaj tij Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.
Si pasojë e atentatit të 3 shtatorit, mbeti i plagosur 45-vjeçari Kastriot Elezaj, i cili morri një plumb në krah dhe një në mushkëri.
Dyshohet se 45-vjeçari ishte objektiv i atentatit, ndërsa kishte të shkuar kriminale.
(BalkanWeb)