TIRANË- Mentor Lufi (Doçi), 39 vjeç; Gerti Goxha, 33 vjeç; Besnik Sulku, 34 vjeç janë tre viktimat e atentatit të ndodhur një ditë më parë në një nga bulevardet kryesore të kryeqytetit. Sipas Policisë së Shtetit të tre viktimat janë persona me precedentë penalë dhe madje disa herë janë bërë subjekt i lajmeve të kronikës së zezë.

Besnik Sulku rezulton si person me precedentë penalë, i implikuar në trafikun e drogës. Një i afërm i tij, është vrarë në Roterdam, Holandë dhe sipas mediave atje, vrasja kishte të bënte me trafikun e drogës. Gerti Goxha është arrestuar në Kukës me drogë, bashkë me 5 persona të tjerë në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë ku do të kalonin 198 pako me kanabis. Goxhajt iu sekuestrua edhe një armë dhe personave të ndaluar iu bllokuan edhe disa automjete.

Për këtë operacion, në News24 janë transmetuar edhe pamjet filmike të kamionit me drogë. Mentor Lufi, ka një vendim penal nga Gjykatat e Dibrës për kanosje. Më 20 dhjetor 2014, Mentor Lufit i është bërë një atentat dhe është plagosur me 2 plumba në zonën e “Komunës së Parisit”.

Ndërsa sa i përket shtetasit Italian i cili mbeti i plagosur sipas policisë dyshohet të jetë vrasës me pagesë. Policia tha se shtetasi italian, i cili tentoi të largohej nga vendngjarja duke fshehur edhe armën e krimit, edhe pse fillimisht tentoi të mohonte gjithçka, provat e përfshinë tërësisht në ngjarje, madje duke e bërë autor kryesor. Ai dyshohet të jetë vrasës me pagesë, që kishte si qëllim ekzekutimin e Mentor Lufit. Në portofolin e tij, në momentin e ndalimit, u gjet edhe një fotografi e 39-vjeçarit Lufi.

ZBULOHET MEKANIZMI I VRASJES DJE NË TIRANË
Pas një pune intensive Policia e Tiranës ka bërë të mundur zbulimin e mekanizmit të ngjarjes, si edhe gjetjen e provave të cilat implikojnë shtetasin italian, Salvatore Letizia, 34 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua edhe arma e 3 (tretë) e krimit, pistoletë tip “Glock 17”, si edhe motori tip “Skuter” i përdorur nga atentatorët B.

Sulku i cili ndërroi jetë nga plumbat e shtetasit Markeljan Doci, si edhe shtetasit tjetër italian i cili ndodhet në mjediset e Drejtorisë së Tiranës ku po punohet lidhur me provat e gjetura.

Salvatore Letizia ka mbërritur dje në Tiranë, i kontraktuar nga Besnik Sulku për të kryer bashkërisht atentatin ndaj Mentor Lufit (Doçi) dhe Gerti Goxhës.

(a.n/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: