TIRANE- Ish-presidenti Bamir Topi, njëherësh kreu i FRD-së ngushëllon popullin turk pas atentatit të dyfishtë në Ankara që ka shkaktuar të paktën 95 të vdekur.

Duke u solidarizuar kundër akteve terroriste, Topi shprehet: “Kjo është një ngjarje me dhimbje të thellë për vendin. Ndodhia duhet të na bëjë më të solidarizuar kundër akteve terroriste. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe sa më shpejt të ndëshkohen shkaktarët”.

Të paktën 95 persona u vranë të shtunën në Ankara si pasojë e atentateve kamikaze të kryera në Turqi kundër një manifestimi në mbështetje të paqes, organizuar nga opozita pro-kurde tre javë nga zgjedhjet e parakohshme legjislative.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: