TIRANE- Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e se enjtes në ish Bllok, ku mbeti i vdekur një person dhe dy të tjerë u plagosën.
Viktima është Fabian Gaxha, 26 vjec,i cili është truproja e Ervis Martinaj. Mësohet se Gaxha ka ndërhyrë në konflikt ku edhe ka gjetur vdekjen.
Ekipet e posaçme kanë nxjerrë nga lokali trupin e pajetë të viktimës për ta transportuar në morg.