Ministria greke e Financave dërgoi në Mekanizmin Europian të Stabilitetit (ESM) propozimin e qeverisë për pagimin e një pjese të kredisë që Greqia mori te Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), thanë burime të kësaj ministrie.

”Greqia dëshiron të paguajë për FMN gati 3,7 miliardë euro (1,5 miliardë për këtë vit dhe 2,2 miliardë në vitin 2020)”, theksoi kryetari i ESM-së, Klaus Regling pas një takimi jozyrtar të Eurogrupit në Bukuresht.

Shifra që Greqia kërkon të shlyejë, që ka një normë interesi të lartë prej 5,13%, është e prekshme dhe një rrezik për ekonominë e brishtë që sapo po del nga recensioni./ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: