Athina ka qenë nën shtetrrethim të plotë gjatë natës. Policia arrestoi 19 persona gjatë episodeve të rënda, që zgjatën 6 orë në qendër të Athinës.

Arrestimet filluan menjëherë pas demostratës paqësore për 45-vjetorin e kryengritjes studentore të Politeknikumit kundër diktaturës greke të Juntas (Hunta).

Pati një luftë me molotof, lëndë kimike e sulme me gurë e armë të ftohta në zonën e Politeknikumit dhe Eksarhia në qendër të Athinës mes policisë greke dhe antiqeveritarëve e grupeve të tjera ekstremiste. Nga të dy palët kishte të plagosur lehtë, madje janë kërcënuar edhe gazetarët.

Episode dje pasdite dhe në vijim gjatë natës ka patur edhe në Selanik, në Iraklio, Kretë si dhe në qytete të tjera të vendit, më të kufizuara.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: