ATHINE – Në Athinë vazhdon prej mëse 10 ditësh greva e urisë, që po zhvillojnë disa emigrantë sirianë përpara parlamentit grek. Të shtrirë në batanije dhe kartona, refugjatët e luftës në Siri kërkojnë azil lufte, pajisjen me dokumente për t’u larguar drejt vendeve të Europës Perëndimore.

Qeveria greke nuk po i jep një zgjidhje problemit të tyre, ndërsa grevistët kanë mbështetjen e aktivisteve të të drejtave të njeriut dhe banorëve të Athinës, të cilët iu çojnë ushqime, veshje dhe ilaçe. Ata kërkojnë një zgjidhje, pasi çdo dite qe kalon, rendon edhe me tepër gjendjen shëndetësore të grevisteve.

Ndërkohë mësohet se Kryepeshkopata e Athinës pritet të ndërmjetësojë në mënyrë për të siguruar të paktën për gratë dhe fëmijët, strehim dhe ushqim. Bashkia e Athinës nëpërmjet një deklarate thekson se gjendja humanitare e refugjatëve sirianë nuk mund të lërë askënd indiferent. “Qeveria greke duhet të pranojë kërkesën për azil me procedurë të përshpejtuar, të përcaktuara nga traktatet ndërkombëtare”, – thuhet në deklaratë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: