GREQI – Mediat greke njoftojnë se një shqiptar 35-vjeçar ka humbur jetën më 29 dhjetor në Athinë, pas shpërthimit të makinës së tij “Smart” në mes të autostradës, kurse e dashura e tij 26-vjeçare që udhëtonte me të, pësoi djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Ata i ishin drejtuar aeroportit. Dyshohet se makinës i ishte vënë një bombë, që u shpërthye me telekomandë.


Sipas mediave, viktima quhet V.Grillo. Ai dhe vajza bashkëjetonin në lagjen “Shën Dhimitriu” në Athinë. Grillo punonte në një nga klubet e natës në Glifadha.


Shpërthimi që ndodhi në 7:30 ka qënë i fuqishëm, pasi siç dëshmohet nga videot e publikuara, nga makina kanë mbetur vetëm disa pjesë.

Policia greke nuk ka dhënë ende detaje mbi shpërthimin, autorët apo precedentë të mëparshëm të viktimës.

00000000000aakoιoi0ii (1)

00000000000akoιoiiiai -1 (1)

(Pamja pas shpërthimit)

(ar.sh/BalkanWeb)