Një 50-vjecar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e sotme në Varkiza të Athinës. Fillimisht policia greke është njoftuar për të shtëna me armë, por pas mbërritjes në vendngjarje ka gjetur të plagosur shqiptar, i cili ishte qëlluar disa herë me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Voreadhon” dhe “Mouson”, ku katër persona kanë zbritur nga një automjet dhe një motorr dhe kanë sulmuar në pabesi 50-vjecarin, duke e qëlluar disa herë me thikë në bark. Më pas ata kanë hypur në mjetet e tyre dhe janë larguar, ndërkohë që i plagosuri pasi ka ecur disa metra, është rrëzuar në tokë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit ndërkohë që policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb